• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: BE i gëzohet bashkëpunimit me presidentin e ri të Malit të Zi

Stano: BE i gëzohet bashkëpunimit me presidentin e ri të Malit të Zi

Podgoricë, 3 prill 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian (BE) i gëzohet bashkëpunimit të presidentit të ri malazez, si edhe të gjithë aktorëve të tjerë politikë në Mal të Zi, deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano.

"Presim bashkëpunim me presidentin e ri dhe të gjithë burrështetasit relevantë në Mal të Zi me qëllim që t'i ndihmojmë të mbetet në rrugën evropiane, që të ndërtohet konsensus për prioritete kyçe që duhet të përmbushen gjatë procesit të integrimit, ndërsa të cilat janë të nevojshme që vendi të shkojë përpara", tha Stano.

Stano në konferencën për shtyp në Bruksel deklaroi se është shumë e rëndësishme Mali i Zi të fokusohet në të gjitha problemet dhe çështjet e sundimit të së drejtës edhe atë në mënyrë të rregulluar nga Komisioni Evropian.

Ai shtoi se BE-ja është e gatshme ta mbështesë Malin e Zi dhe të vazhdojë t'i ndihmojë në rrugën drejt BE-së pasi këtë e dëshirojnë shumica e njerëzve në Mal të Zi.

"Në këtë kontekst, stabiliteti politik në vend është çelësi për vazhdimin e rrugës drejt BE-së", tha Stano.

QËNDRONI TË LIDHUR