• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Bashkimi Evropian nuk është kompetent për dhënien e garancave të sigurisë për Ukrainën

Stano: Bashkimi Evropian nuk është kompetent për dhënien e garancave të sigurisë për Ukrainën

Bruksel, 8 gusht 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk mund të sigurojë garanca të sigurisë për Ukrainën sepse kjo nuk është në kompetenca të tij, deklaroi sot zëdhënësi i BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Petr Stano.

"Ne nuk jemi organizatë e sigurisë, kështu që diskutimet për garancat e sigurisë janë diskutime për NATO-n dhe për disa vende të caktuara, por jo edhe për BE-në si organizatë", tha zëdhënësi në brifing me gazetarë në Bruksel.

Ai shtoi se BE-ja e mbështetë Kievin në disa sfera, përfshirë edhe atë ushtarake, që, siç tha, reflektohet në dërgimine  armëve për mbrojtje të Ukrainës nga agresioni rus, por se kur bëhet fjalë për garanca të sigurisë, ajo vetëm mund t'i mbështesë.

"Ajo u mbetet vendeve-anëtare të cilat mund të sigurojnë një lloj të tillë të garancës", tha Stano.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paraprakisht kërkoi garanca të sigurisë nga NATO-ja dhe partnerët evropianë për vendin e tij.

Më 12 korrik, anëtaret e G7-shit publikuan kornizë ndërkombëtare e cila e hapë rrugën për garanca afatgjata të sigurisë për Ukrainën me qëllim të përforcimit të mbrojtjes së saj nga Rusia dhe kthimin e Moskës nga agresioni i ardhshëm.

Zelenski javën e kaluar tha se edhe 12 vende iu bashkuan deklaratës së G7-shit për garanca të sigurisë për Kievin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR