• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve Baltike, nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e Putinit

Stano: Ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve Baltike, nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e Putinit

Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Sot në Moskë do të mbahet inaugurimi i presidentit të vjetër-të ri rus, Vlladimir Putin i cili do të fillojë zyrtarisht mandatin e tij të pestë gjashtëvjeçar, ndërsa në ceremoni nuk do të marrin pjesë ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së në Moskë. 

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se vendimi është konform qëndrimit të shumicës së vendeve anëtare të Unionit. 

"Ambasadori ynë nuk do të marrë pjesë, ndërsa nuk do të marrin pjesë as shumica e vendeve anëtare", tha Stano, raportojnë mediat britanike. 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan, Metju Miler, deklaroi se ambasadori amerikan në Moskë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit rus. 

Mediat britanike dje njoftuan se ambasadori francez në Rusi do të marrë pjesë në inaugurim, për dallim nga Gjermania, e cila nuk do ta dërgojë përfaqësuesin e vet. 

Një burim anonim deklaroi se Parisi më herët e dënoi "kontekstin e represionit në të cilin u mbajtën zgjedhjet, duke privuar votuesit nga zgjedhjet reale", si dhe organizimin e zgjedhjeve në territoret ukrainase të "pushtuara" nga Rusia, për të cilat Franca beson se është shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Gjermania njoftoi se nuk do ta dërgojë përfaqësuesin e vet në inaugurimin e Putinit.

Delegacioni i Britanisë së Madhe, gjithashtu, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme, njoftoi Forin Ofisot. 

"Britania e Madhe nuk do ta dërgojë përfaqësuesin e vet në inaugurimin e presidentit Vlladimir Putin", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, raportojnë mediat britanike. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i bënë thirrje aleatëve të Kievit që të mos e njohin Putinin si presidentin legjitim të Rusisë.

"Ukraina nuk sheh një bazë ligjore për ta njohur atë si president të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitime të Federatës ruse”, thuhet në njoftim.

Edhe vendet baltike, të cilët nuk kanë përfaqësues diplomatik në Moskë, gjithashtu, kategorikisht hodhën poshtë mundësinë e pjesëmarrjes në inaugurimin e Putinit. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR