• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Çështje e urës mbi Ibër është pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të parandalohet një krizë e re

Stano: Çështje e urës mbi Ibër është pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të parandalohet një krizë e re

Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot në Bruksel deklaroi se çështja për hapjen e urës kryesore mbi Ibër të Mitrovicës është pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së me qëllim që "të parandalohet një krizë e re".

Me propozim të këshilltarit të partisë në pushtet Vetëvendosje, Kuvendi i komunës së Mitrovicës javën e kalaur prapa dyerve të mbyllura solli vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që e ndaj qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, veri dhe jug, pas çka Lista serbe, partia më  madhe politike e serbëve të Kosovës kumtoi se ura nuk mund të hapet pa pajtimin e komunitetit serb.

Stano në konferencë prë shtyp tha se "kjo çështje është lëndë e dy marrëveshjeve në dialogun me ndërmjetësim të BE-së në vitin 2015 dhe 2016. Dhe gjithnjë derisa kjo çështje që i takon dialogut që po e zhvillon BE-ja, për negociatat, dhe secili vendim lidhur me urën duhet të bisedohet dhe të sillen vendime në kuadër të dialogut, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të të dyja palëve - Kosovës dhe Serbisë".

Ai shtoi se edhe krahas përpjekjeve gjatë viteve për t'u arritur marrëveshja, ura ka mbetur e mbyllur për automjete motorizuese dhe sërish u bëri thirrje palëve t'i zbatojnë marrëvesgjet.

"Do të thotë, obligimet e papërmbushura të marrëveshjes duhet të zbatohen pa shtyrje, ndërsa kjo vlen edhe për çështjen e urës, por edhe për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve", tha Stano.

Ai theksoi se aksionet e njëanshme "e largojnë fokusin nga zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, që duhet të jetë prioriteti i parë".

"Jemi të interesuar të parandalojmë një krizë të re, mjaft më me kriza, ndërkaq që ka shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt pajtimit", tha Stano. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR