• e enjte, 26 dhjetor 2024

STA: Marta Kos mori dritë jeshile nga PE për komisare të re për zgjerim

STA: Marta Kos mori dritë jeshile nga PE për komisare të re për zgjerim

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi kandidaturën e Marta Kos nga Sllovenia për komisare për zgjerim, njoftoi STA duke cituar burime anonime nga grupi politik "Ta ripërtërijmë Evropën".

"Kandidatja sllovene për eurokomisare për zgjerim Marta Kos ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian pas seancës së sotme", njofton STA.

Ajo deklaroi sot se gjatë procesit të anëtarësimit rëndësi e veçantë në Ballkanin Perëndimor duhet t'i jepet pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe se Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë anëtarët e parë të rinj të BE-së.

Siç ka raportuar agjencia sllovene STA, Kos theksoi se për herë të parë pas dhjetë vitesh ekziston mundësi reale që një ose dy vende të arrijnë në fund të procesit negociator. Sipas kësaj, negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi mund të përfundojnë në fund të vitit 2026 dhe me Shqipërinë deri në fund të vitit 2027. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR