• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stërvitja "Përgjigja nordike" ka hyrë fazë të re

Stërvitja

Bruksel, 6 mars 2024 (MIA) - Pjesëtarët e forcave detare dhe tokësore të Suedisë dhe Finlandës, kanë marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s, si pjesë e "Përgjigjes nordike", e tërë kjo si pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake pas Luftës së Ftohtë "Steadfast Defender".

Sipas kumtesës së NATO-s, marinsa suedezë dhe finlandezë kanë filluar operacione amfibe nga anija ushtarake e marinës amerikane në pjesën norvegjeze të Arktikut gjatë stërvitjeve.

Dy varka për sulm të shpejtë CB-90 të marinës suedeze, kanë transportuar një tog të armatës finlandeze deri te brigjet e Norvegjisë.

Pak më herët, me rastin e fillimit të stërvitjes "Përgjigjes nordike", kanë folur edhe pjesëtarë të forcave ushtarake norvegjeze.

"Filloi përgjigja nordike 24. Gjatë dy javëve të ardhshme, 20.000 ushtarë të Aleancës do të punojnë në stërvitje të mbrojtjes së territoreve verioe. Së bashku do të punojmë për sigurinë e NATO-s, do të tregojmë fuqi, unitet dhe kohezion. Së bashku ne jemi NATO", thonë ata. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR