• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sri Lanka po zgjedh president, me të ardhmen ekonomike të vendit në fokus

Sri Lanka po zgjedh president, me të ardhmen ekonomike të vendit në fokus

Kolombo, 21 shtator 2024 (MIA) – Miliona banorë të Sri Lankës sot dalin në votim që të zgjedhin presidentin detyra e të cilit do të jetë të nxitet rimëkëmbja e brishtë ekonomike e vendit të Azisë Jugore pas krizës së saj më të madhe financiare gjatë dekadave të fundit.

Më shumë se 17 milionë prej gjithsej 22 milionë banorë të Sri Lankës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat pritet “garë e ngushtë” mes presidentit aktual Ranill Vikremesinge, liderit kryesor opozitar Saxhit Premadasa dhe kandidates marksiste Anura Kumara Disanajake, Sipas rezultateve nga anketa e fundit, Disanajake është në epërsi.

Vendvotimet janë hapur prej orës 7:00 deri në orën 16:00, ndërsa komisioni zgjedhor duhet ta publikojë fituesin nesër. Më shumë se 13.000 vendvotime ishin hapur në mbarë vendin, ndërsa 250.000 nëpunës shtetërorë ishin shpërndarë që të menaxhojnë me zgjedhjet. 

Këto janë zgjedhjet e para pasi ekonomia e Sri Lankës ra në vitin 2022, pasi për shkak të mungesës së madhe të devizave, shteti ishull në Oqeanin Indian nuk mundi të paguante për import të mallrave themelore, duke përfshirë edhe karburante, ilaçe dhe gaz. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR