• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spitalet në Gazë janë të stërmbushur dhe në prag të kolapsit, mbesin pa ushqim, ujë dhe ilaçe

Spitalet në Gazë janë të stërmbushur dhe në prag të kolapsit, mbesin pa ushqim, ujë dhe ilaçe

Rafa, 16 tetor 2023 (MIA) -  Banorët e Rripit të Gazës po strehohen në spitale dhe shkolla derisa bombardimet izraelite vazhdojnë, ndërsa ushqimi, uji dhe ilaçet po mbarojmë.  

Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre përpara një ofensive tokësore të pritshme izraelite. 

Palestinezët shpresojnë do ta hapin pikën kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, ku kamionët presin  me ditë që ta dorëzojnë ndihmën humanitare të nevojshme, ndërsa ndërmjetësit bëjnë presion për një armëpushim për të hyrë në Gazë dhe t'u lejohet të huajve të largohen. 

 Rafa. është lidhja e vetme e Gazës me Egjiptin, ndërsa është mbyllur pothuajse një javë për shkak të bombardimeve izraelite.

Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme Sameh Shukri tha se Izraeli nuk është pajtuar ta hapë kalimin nga Gaza. 

Lagje të tëra janë rrafshuar nga sulmet ajrore izraelite ndërsa ekstremistët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë raketa ndaj Izraelit.

Qindra mijëra palestinezë që janë strehuar në ndërtesat e KB-së kanë në dispozicion më pak se një litër ujë në ditë.

 Spitalet paralajmërojnë se janë në prag të kolapsit, se  për gjeneratorët të cilat mundësojnë punë të ventilatorëve dhe inkubatorëve  ka karburant vetëm për një ditë dhe se materialet mjeksëore pothuajse janë shterur.

 Në luftën midis Izraelit dhe Hamasit deri më tani janë vrarë 2.750 palestinezë, ndërsa 9.700 janë plagosur.

 Në Izrael humbën jetën më shumë se 1.400 njerëz.

 Kjo luftë e fundit konsiderohet si më vdekjeprurësja për të dyja palët

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR