• e diel, 06 tetor 2024

Spitalet modulare të mos hidhen, nëse mund të vendosen në funksion nga institucionet publike shëndetësore, thotë Taravari

Spitalet modulare të mos hidhen, nëse mund të vendosen në funksion nga institucionet publike shëndetësore, thotë Taravari

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Së pari duhet të marrim informacione se në çfarë gjendje është spitali modular, pastaj të shohim nëse disa prej tyre mund të kthehen në përdorim jo vetëm në disa institucione shëndetësore publike, por edhe në çdo administratë tjetër, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për blerjen e aparatit mobil të rëntgenit, Taravari tha se për spitalin modular nga klinika Infektive ka interesim nga burgu i "Idrizovës".

"Nuk e di se në ç'farë gjendje janë të gjithë spitalet modulare, do të duhet të marrim informacion dhe të shohim se ku mund të shpërndahen që të mund të përdoren të paktën nga institucionet shëndetësore publike apo çdo administratë tjetër. Domethënë, duhet të dimë se në çfarë gjendje janë që të shohim që të mos hidhen, por ata nëse mund të vendosen sërish në funksion aty ku duhet, jo vetëm si ambulancë, por edhe për qëllime të tjera të cilat do të jenë në interes për disa institucione publike. Në Idrizovë, konkretisht, spitali duhet të rinovohet prandaj po mendojmë të sjellim një vendim në Qeveri, që spitali modular nga Klinika Infektive të vendoset plotësisht, që të mos shpenzojmë para për renovimin e ambulantave. Aty modulari do të shërbente si ambulancë, dhe si stomatologji e përgjithshme", sqaroi ministri. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR