• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spikeri Xhonson mbështeti marrëveshjen dypartiake për propozim ligjin për buxhetin amerikan

Spikeri Xhonson mbështeti marrëveshjen dypartiake për propozim ligjin për buxhetin amerikan

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - Spikeri i Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, republikani Majk Xhonson, sot deklaroi se e mbështetë marrëveshjen me liderin e shumicës demokrate në Senat, Çak Shumer, rreth pikave themelore të buxhetit me shumë të përgjithshme prej 1.59 trilionë dollarëve.

Bëhet fjalë për marrëvehsje për financim të përkohshëm të agjencive kryesore qeveritare në mënyrë që të evitohet bllokada sepse paratë mbarojnë nga fundi i javës së ardhshme.

Kundër kësaj pune janë disa republikanë ultraradikal nga Dhoma përfaqësuese.

"Marrëvehsja jonë kryesore mbetet në fuqi. Jemi të gatshëm për hapat e ardhshëm dhe punojmë në atë që të sigurohet proces i sigurt i shpërndarjessë mjeteve, kështu që ndiqni lajmet", deklaroi Xhonson duke aluduar në marrëveshjen e arritur të dielën.

Shumer dje e ndërmori hapin e parë procedural që javën e ardhshme të martën të parashtrojë në Senat projekt ligj për financim të përkohshëm, i quajtur edhe "rezoluta vazhduese". Kjo rezolutë u jep ligjvënësve më shumë kohë që të miratohet propozimi për financim të qeverisë federale për tërë vitin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR