• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Të vendosen masa normative për shtetasit e vendit tonë në listën e zezë të SHBA-së

Spasovski: Të vendosen masa normative për shtetasit e vendit tonë në listën e zezë të SHBA-së

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret të krijohet mundësi ligjore që kompanitë e personave të cilët ndodhen në Listën e zezë të SHBA-së, të mos mund të marrin pjesë në furnizimet publike në të cilat do të paguhen para publike apo shtetërore.

Pas kontrollit të sotëm të punëve ndërtimroe në objektin e ri të Stacionit policor në Aerodrom, ministri Spasovski deklaroi se vendimi i listës së zezë të SHBA-së për t'u vendosur biznesmeni rus, Sergej Samsonenko, gruaja e tij Irina, si dhe Ratka Kamçeva, nëna e biznesmenit Orce Kamçev, i cili ishte vendosur në këtë listë në korrik të këtij viti, është i pritur, ndërsa përmes diskutimit, siç tha, do të duhet të vendosen edhe disa masa normative të cilat praktikisht do t'i tangojnë personat e këtillë.

"Fillimisht, kjo është e pritur. Unë pres që edhe persona të tjerë të cilët merren me krim, të cilët nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, ata të cilët janë të dënuar, janë zhvilluar procedura, kanë vuajtur dënim me burg, të cilët kanë krijuar pasuri të madhe në territorin e shtetit, normalisht se në çdo mënyrë të mundshme duhet të sanksionohen", tha ministri.

Sipas zëvendësministres së Drejtësisë, Viktoria Madiq-Avramovska, e cila, gjithashtu mori pjesë në kontroll, porositë nga Ambasada amerikane çdoherë duhet t'i pranojmë me qëllim më se të mirë.

"Institucionet të cilat janë kompetente për atë, prokuroritë dhe gjyqësia duhet të shqyrtojnë tërë atë që mund të ndihmojë në mënyrë që të mos kemi sërish vendosje të emrave të rinj në lista të këtilla, por të tregojmë se institucionet do të guxojnë dhe do të mund t'i parandalojnë para kohe dhe ato procese t'i përfundojnë më herët nëse kanë për persona të caktuar", thotë ministrja.

Ajo porositi nëse për personat të cilët ishin vendosur në listë ka diçka simptomatike, institucionet të reagojnë në kohë.

"I nxis institucionet të kontrollojnë, të shohin nëse ka pasur deri më tani, të jenë më të përditësuara edhe prokuroria edhe gjyqësia dhe në të ardhmen të mund t'i zbatojnë më mirë proceset, jo vetëm për këto, por edhe për të gjithë personat e tjerë në mënyrë që të mos kemi situata të këtilla", tha zëvendësministrja.

Në pyetjen nëse në një nga arsyetimet për vendimet për listën e zezë janë përmendur edhe ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-sekretari i përgjighthshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe se është biseduar për transfer të parave në mënyrë që të organizohet takim i Zaevit me shtetasin malazez, Miodrag Davidoviq-Daka, lidhur me investimet e tij në Maqedoni të Veriut, ministri Spasovski u përgjigj se "nëse është dashur dikush të jetë në atë vendim, ata (SHBA-ja) do ta vendosnin".

"Unë bëj thirrje para së gjithash tërë ajo që është publikuar si vendim nga na e administratës amerikane, atë ta pranojmë dhe ta prezantojmë. Atje jepet arsyetimi për çdo vendim individual që e kemi. Megjithatë, arsyetimet, përmendjet etj. sigurisht nuk janë vendim. Nëse është dashur dikush të jetë në vendim, ata do ta vendosnin", tha ministri, i cili shtoi se nuk ka informata për organizim të çfarëdo lloj takimi.

Në pyetjen për kërcënimet ndaj të punësuarve në Agjencinë për pronë të konfiskuar për shkak të pronës së marrë të Sasho Mijallkovit, Spasovski tha se janë të palejueshme.

"Është absolutisht e palejueshme të kemi kërcënime, udhëzime apo ofendime apo çfarëdo qoftë për shkak të kryerjes së punës. ne jemi në komunikim të përhershëm me kryesinë e Agjencisë për pronë të konfiskuar, qëndrojmë fuqishëm nëa të qëndrim për t'i ndërmarrë të gjitha masat e mbrojtjes dhe tërë ajo që është obligim ligjor, të realizohet. Dhe jo Mijallkovi, edhe shën Mijallkovi të jetë - atë që e ka prëfituar në mënyrë të paligjshme, duhet t'i merret", tha ministri.

Lidhur me gjoja bisedimet në LSDM për tajmingun e zgjehdjeve, përkatësisht nëse mbetet qëndrimi i partisë se do të shkojnë në zgjehdje të ndara, ministri Spasovski u përgjigj se pyetjet lidhur me qëndrimet dhe vendimet partiake duhet t'u adresohen kompetentëve në LSDM.

Ministri Spasovski sot u pyet edhe për ambiciet e tij për kandidat për president, në çka ai u përjgigj se ajo procedurë do të hapet në parti dhe atje do të bisedohet për atë temë.

Në pyetjen nëse konsideron se do të jetë president më i mirë i shtetit se sa që është ministër i Punëve të Brendshme, ai tha se po mendon se si të jetë ministri më i mirë i Punëve të Brendshme. ab/

Foto: МPВ

 

QËNDRONI TË LIDHUR