• e enjte, 18 korrik 2024

Spasovski për Kurban Bajramin: Kemi përcaktim të përbashkët për bashkëjetesë, dialog dhe bashkëpunim për të ardhme më të mirë

Spasovski për Kurban Bajramin: Kemi përcaktim të përbashkët për bashkëjetesë, dialog dhe bashkëpunim për të ardhme më të mirë

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam, të cilët e festojnë Kurban Bajramin. 

"Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të MPB-së t'ju uroj ju dhe familjet tuaja me rastin e Kurban Bajramit, festës së veprave fisnike dhe vlerave humane, me urime për shëndet e prosperitet. Lutja e mëngjesit nëpër xhamitë e vendit të fshijë çdo dyshim në zemrat e besimtarëve - koha e pasigurisë është prapa nesh! Në shoqërinë tonë një për të gjithë kemi përkushtim të përbashkët për bashkëjetesë, dialog dhe bashkëpunim për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne", ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në traditën e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, siç thekson, dëshiroj që këto ditë të shenjta festive, pas përfundimit të haxhit në Mekë, për të gjithë besimtarët të jenë të mbushura me gëzim dhe paqe shpirtërore. fc/

Fotografia: Fejsbuki i Spasovskit

QËNDRONI TË LIDHUR