• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi në takim me përfaqësuesit e Zyres së DCAF-it në Shkup

Gashi në takim me përfaqësuesit e Zyres së DCAF-it në Shkup

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me Vllado Gjerdovskin dhe Kire Babanoskin nga Zyra në Shkup e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), si subjekt me të cilin Dhoma Ligjvënëse ka partneritet strategjik për projekte për zhvillimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur dhe për të reformuar sektorin e zbulimit dhe të sigurisë.

Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, bashkëbiseduesit ndanë kënaqësinë për përfundimin e projektit të “dhomës së mbrojtur”, i cili pritet të vihet në përdorim së shpejti, pas përfundimit të procedurave të mbetura të pranimit teknik dhe akreditimit që janë në zhvillim e sipër.

"Në takim u diskutua për projektet e deritanishme të ndërmarra dhe për shkallën e realizimit të tyre, me theks në forcimin e vazhdueshëm të pavarësisë së Kuvendit dhe rolin e tij mbikëqyrës në sferën e sigurisë dhe të zbulimit. Gjithashtu, u theksua nevoja e konstituimit të Këshillit për Mbikëqyrje Civile, në mënyrë që të arrihet mbikëqyrja efektive parlamentare dhe civile mbi sektorin e sigurisë dhe të zbulimit", informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.

U theksua se në vitet e kaluara është forcuar pavarësia financiare dhe kadrovike e Kuvendit, duke theksuar se ky proces duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe në sferat e tjera të funksionimit të pushtetit legjislativ. 

Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR