• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski nga Kumanova: Tejkalohen krizat, kompanitë energjetike në duart e qytetarëve

Spasovski nga Kumanova: Tejkalohen krizat, kompanitë energjetike në duart e qytetarëve

Kumanovë, 20 prill 2024 (MIA) - Bartësi i listës nga Njësia zgjehdore 2 e Koalicionit "Për Maqedoninë Evropiane", Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se kriza pandemike, ekonomike dhe energjetike është tejkaluar në periudhën e kaluar dhe paralajmëroi masa të reja nga programi në sektorin e energjisë.

Ai tha se LSDM-ja jo vetëm që nuk ka lejuar rritje të çmimeve, por me politika të suksesshme energjetike ka mbrojtur standardin e qytetarëve dhe ka ruajtur sektorin energjetik. Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike deri në 90 për qind për mbi 600 mijë familje, por edhe për 68 mijë konsumatorë të vegjël në të cilët janë të punësuar 98 për qind e punëtorëve në sektorin privat. Bartësi i listës theksoi se janë ulur çmimet për faturat e energjisë elektrike për amvisëritë, ata që shpenzojnë më pak, është kthyer tarifa e lirë, e cila siguron kursim prej 1000 denarë në muaj.

Ai tha se kjo “qasje vizionare” ka kontribuar në rritjen e pavarësisë energjetike dhe shpërndarjes stabile dhe të besueshme të energjisë elektrike, se nuk ka pasur kufizime, është kujdesur për buxhetin e pensionistëve dhe grupeve vulnerabël.

Spasovski i thirri qytetarët në tubimin e nesërm në Shkup dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë mb/

Foto: MIA dhe LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR