• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spanja kaplohet nga vala e nxehtë, janë matur 45 gradë Celsius

Spanja kaplohet nga vala e nxehtë, janë matur 45 gradë Celsius

Madrid, 26 qershor 2023 (MIA) - Ditëve të fundit Spanja është përfshirë nga vala e nxehtë verore me temperatura ekstrem të larta të cilat sot i tejkaluan 40 gradë Celsius.

Në Madrid sot në disa vende janë evidentuar 45 gradë Celsius, ndërsa temperatura ekstrem të larta janë vërejtur edhe në qytetet jugore Sevilja dhe Kordoba.

Instituti për Meteorologji (AEMET) lëshoi paralajmërim për tetë prej 17 rajonet autonome në Spanjë.

Ekipet e mbrojtjes civile në rajonin e Andaluzisë në jug të vendit, ku temperaturat gjithashtu arrijnë deri në 44 gradë Celsius janë në gjendje gatishmërie.

Dje temperatura më e lartë ditore prej 43,8 gradë Celsius ishte shënuar në El Granada, rajon në provincën Huelva në Andaluzi.

Spanja e cila vitin e kaluar e përjetoi vitin më të nxehtë në histori, mund të bëhet një prej vendeve të Bashkimit Evropian që do të jenë më të goditura nga ndryshimet klimatike, paralajmërojnë ekspertët.

"Në dekadën e fundit, frekuencat e këtyre episodeve të nxehtja janë tri herë më të mëdha se gjatë viteve të kaluara", potencoi zëdhënësi i AEMET, Ruben del Kampo.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR