• e mërkurë, 17 korrik 2024

Spanja e zhvendos sistemin e saj të mbrojtjes ajrore NASAMS nga Letonia në Lituani si mbrojtje në samitin e NATO-s

Spanja e zhvendos sistemin e saj të mbrojtjes ajrore NASAMS nga Letonia në Lituani si mbrojtje në samitin e NATO-s

Madrid, 3 korrik 2023 (MIA) - Ushtria spanjolle po zhvendos sistemin e mbrojtjes ajrore të stacionuar në Letoni në Lituaninë fqinje për të ndihmuar në mbrojtjen e samitit të NATO-s javën e ardhshme në Vilnius, kumtoi sot ambasada spanjolle në këtë qytet.

“Ne mund të konfirmojmë se Spanja po kontribuon për sigurinë e samitit të NATO-s në Vilnius me njësinë e mbrojtjes ajrore NASAMS”, kumtuan nga ambasada për agjencinë e lajmeve BNS.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnus më 11 dhe 12 korrik.

Edhe Gjermania i zhvendosi njësitë e saj të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Lituani për të ndihmuar në mbrojtjen e samitit.

NASAMS (Sistem kombëtar i avancuar i raketave tokë-ajër) është zhvilluar bashkërisht nga Norvegjia dhe SHBA-ja dhe është projektuar për të kundërshtuar sulmet ajrore nga dronë, raketa ose aeroplanë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR