• e premte, 05 korrik 2024

Spanja do të dërgojë një numër të vogël të raketave "Patriot" në Ukrainë

Spanja do të dërgojë një numër të vogël të raketave

Madrid, 26 prill 2024 (MIA) - Spanja do të dërgojë një numër të vogël të raketave "Patriot" në Ukrainë, njoftoi sot gazeta "El Pais", duke u referuar në burime anonime dhe burime të informuara mirë.

Gazeta thekson se Spanja e ka hedhur poshtë mundësinë për dërgimin  e raketave kundërajrore në Ukrainë, por do të dërgojë raketa në Kiev.

Spanja ka tre sisteme "Patriot" të cilat i ka blerë nga Gjermania në vitin 2004 dhe vitin 2014, shkruan gazeta. 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u tha anëtareve të NATO-s në fillim të këtij muaji se Ukrainës i nevojiten të paktën shtatë sisteme për mbrojtje ajrore "Patriot" ose sisteme të tjera të avancuara të mbrojtjes ajrore për t'u përgjigjur sulmeve ajrore ruse, duke u kërkuar atyre të rrisin ndihmën ushtarake për Kievin.

Ministrat e BE-së para disa ditëve deklaruan se po shqyrtojnë se si të sigurojnë sa më shumë armë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR