• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spanja dërgon në Ukrainë pajisje ushtarake në vlerë prej një miliardë euro

Spanja dërgon në Ukrainë pajisje ushtarake në vlerë prej një miliardë euro

Madrid, 27 maj 2024 (MIA) - Spanja këtë vit do t'i sigurojë Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej një miliardë eurove, si pjesë e marrëveshjes bilaterale që sot në Madrid e nënshkruan kryeministri spanjoll, Pedro Sançez dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

"Më me rëndësi është ta ndihmojmë Ukrainën të mbrohet", tha Sançez në konferencë për shtyp.

"Dëshirojmë t'i dërgojmë porosi Ukrainës, komunitetit ndërkombëtar dhe (presidentit rus) Putinit se do të qëndrojmë krahas Ukrainës, gjithnjë derisa të ketë nevojë që të sigurohet liria e saj, integriteti territorial dhe sovraniteti i saj", shtoi ai.

Zelenski sot ndodhet në vizitën e tij të parë në Spanjë, prej se Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës para 824 ditëve.

Armata ukrainase po përballet me ofenzivën ruse në rajonin lidnor Harkov, kështu që Zelenski kërkon nga aleatët perëndimor armatim shtesë.

Ukraina në të njjejtën kohë vazhdon me bombardime në brendësi të Rusisë, me ç'rast sot humbi jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

"Rusia dëshiron të na shkatërrojë", tha Zelenski dhe e falënderoi Spanjën për ndihmën.

Spanja premtoi se do të dërgojë dhjetëra raketa për sistemet kundërajrore amerikane Patriot dhe 19 tanke të prëdorura dhe municion Leopard 2A4 të prodhimit gjerman.

Krahas raketave nuk do të ketë edhe sistem të plotë, shkruan gazeta "El Pais", ndërsa Sançez ka thën[ se nuk është mundur që Spanja të dërgojë "Patriot", por se tashmë po dërgon raketa.

"Sot biseduam për sisteme kundërajrore. Spanja nuj mundet e vetme të na ndihmojë rreth kësaj çështje, por sisteme të tilla ka mjaft në botë", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas sot u takua me mbretin spanjoll, Filipin e Gjashtë, ndërsa gjatë ditës do të tkaohet edhe me prëfaqësues të parlamentit spanjoll dhe të opozitës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR