• e enjte, 26 dhjetor 2024

SPAK kërkon 93 vite burg për 11 persona për kontrabandë të 485 kilogramëve kokainë

SPAK kërkon 93 vite burg për 11 persona për kontrabandë të 485 kilogramëve kokainë

Tiranë, 12 qershor 2024 (MIA) -  Prokuroria speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK, ka kërkuar zyrtarisht dënimin me 93 vite burg për 11 persona të akuzuar për kontrabandën e 485 kilogramëve kokainë nga Kolumbia, përmes portit të Barit në qytetin e Fierit.

Droga u zbulua nga një aksion në nëntor të vitit 2022, ndërsa në Kolumbi është dërguar përmes portit të Barit. Më pas ajo në rrugë tokësore është transferuar në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë aksionin e ka realizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, me SPAK dhe policinë malazeze pas së cilës u zbulua droga me vlerë prej mbi 40 milionë euro, ndërsa u zbulua në mes të plehut artificial.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 15.000 euro, tre armë automatike dhe po aq pistoleta, 108 fishekë, 18 celularë dhe pesë automjete. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR