• e enjte, 26 dhjetor 2024

SPAK kërkoi arrest shtëpie për Sali Berishën

SPAK kërkoi arrest shtëpie për Sali Berishën

Tiranë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, pas marrjes së shkresës nga Parlamenti për marrjen e imunitetit të deputetit të ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kërkon nga Gjykata e posaçme t'i shqiptojë masë "arrest shtepie".

Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Me 75 vota pro, Kuvendi një ditë më parë hoqi imunitetin Sali Berishës, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Berishës, ndaj të cilit më herët ishte caktuar detyrim paraqitje, masë të cilën ish-kryeministri nuk e respektoi.

Rikujtojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. bsh/

Foto. MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR