• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spajiq: Qeveria malazeze ka kufizuar marzhin e mbi 500 produkteve

Spajiq: Qeveria malazeze ka kufizuar marzhin e mbi 500 produkteve

Podgoricë, 21 mars 2024 (MIA) - Qeveria malazeze në seancën e sotme ka marrë vendim që të kufizojë marzhin e më shumë se 500 produkteve, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq.

"Kjo do të thotë se jo vetëm nuk ndalet rritja e çmimeve të atyre produkteve, por ulen çmimet e produkteve të caktuara. Deri më sot kemi thënë se do të ndalojmë rritjen e çmimeve, ndërsa tani po flasim për uljen e çmimeve. E përshëndes edhe ekonominë që e pranoi një masë të tillë", tha Spajiq në konferencën për media pas seancës së Qeverisë.

Spajiq njoftoi se kjo është një mënyrë për të ndaluar inflacionin.

Evropa tani 2, siç tha ai, do të jetë hapi i radhës për ngritjen e standardit të jetesës në Mal të Zi.

"Shpresojmë që atëherë të mos kemi inflacion të importuar dhe shpresojmë që të hyjmë në një periudhë kur standardi neto i qytetarëve do të rritet më tej", theksoi Spajiq. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR