• e premte, 27 dhjetor 2024

Spajiq: Kemi shumicë parlamentare më të madhe nga që e prisnim

Spajiq: Kemi shumicë parlamentare më të madhe nga që e prisnim

Podgoricë, 12 tetor 2023 (MIA) - Millojko Spajiq, mandatari për përbërje të qeverisë së re malazeze dhe lider i Lëvizjes Evropa tnai (PES), mbrëmë pas bisedës me pjesëmarrësit potencial të shumicës së re parlamentare deklaroi se ishte mbajtur "takim konstruktiv".

"E caktuam dinamikën e hapave të ardhshëm. Tani punojmë në krijimin e marrëvehsjes. Nuk do të flisja për tema, por kemi shumicë më të madhe nga e pritshmja", tha Spajiq, duke mos dashur të prëgjigjet se kush do të përfshihet në qeverinë e re.

Sipas tij, takimi ishte rezultat i bisedimeve bilaterale që i ka zhvilluar me partnerët potencial të martën, pas çka lindi edhe modeli i ri i qeverisë së ardhshme.

Spajiq mbrëmë në Podgoricë bisedoi me liderin e alternativës shqiptare, Nik Gjeloshaj, me kryetarin e Malit të Zi demokratik, Aleksa Beçiq dhe me funksionarët e kësaj partie, Boris Bogdanoviq dhe Momo Kopriviq, liderët e koalicionit Për të ardhmen e Malit të Zi, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, liderin e SNP-së, Vlladimir Jokoviq dhe funksionarin e kësaj partie, Dragan VUkiq, si dhe me kryetarin e Shoqatës së qytetarëve CIVIS, Sërxhan Paviçeviq.

Burime të afërta me pjesëmarrësit në negociata theksojnë se hyrja e Forumit shqiptar në qeverinë e re është e ditur, ndërkaq e njejta nuk mund të thuhet edhe për Aleancën shqiptare në krye me Genci Nimanbegun.

Sipas gazetës "Vijesti", Spajiq dje nuk ështët akuar me kryeministrin aktual dhe lider i URA-s, Dritan Abazoviq, edhe pse për këtë spekulohej në mediume. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR