• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spajiq është optimist se Mali i Zi do të ketë qeveri proevropiane

Spajiq është optimist se Mali i Zi do të ketë qeveri proevropiane

Podgoricë, 26 shtator 2023 (MIA) - Mandatari dhe një prej lideërve të Lëvizjes Evropa tnai (PES), Millojko Spajiq deklaroi se është optimist se do të formohet qeveri proevropiane në Mal të Zi, lajmëroi MINA.

Spajiq pas takimit me presidentin e shtetit, Jakov Millatoviq deklaroi se prej fillimit ka obstruksione, por se përpiqet sa më parë të formojë qeveri.

"Jam optimist se do të formohet qeveria. Kjo do të jetë një qeveri proevropiane. Asgjë që është e mirë nuk është e lehtë, në Mal të Zi gjërat shpesh komplikohen pa nevojë2, tha Spajiq.

Siç transmeton portali RTCG, Spajiq ka thënë se ai dhe ekipi i tij po tentojnë t'i përshpejtojnë negociatat.

Ai deklaroi se janë të vetëdijshëm se nevojitet qeveri dhe përsëriti se Këshilli kryesor i PES ka votuar për shumicën prej 44 deputetëve.

"Dhe tani është e jona ta përkthejmë atë shumicë në parlament", tha Spajiq.

Duke folur për pjesëmarrjen e koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi" në qeverinë e re, ai tha se nuk duhet të mbyllet për bisedime as me këtë koalicion, as me parti të tjera. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR