• e enjte, 11 korrik 2024

Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup më 12 dhe 13 korrik

Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup më 12 dhe 13 korrik

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit kumtoi se më 12 dhe 13 korrik (e premte dhe e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektimi me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse koha nuk e lejon kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të bëhen të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Autoritetet e qytetit apelojnë që bletarët me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletave. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR