• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sot përfundon marrëveshja për eksportin e drithërave mes Ukrainës dhe Rusisë, Ukraina mbështetet në KB

Sot përfundon marrëveshja për eksportin e drithërave mes Ukrainës dhe Rusisë, Ukraina mbështetet në KB

Moskë/Kiev, 17 korrik 2023 (MIA) - Sot skadon afati i marrëveshjes me të cilën mundësohet eksport i sigurt i drithërave dhe plehrave përmes Detit të Zi, që për herë të parë ishte nënshkruar më 22 korrik të vitit të kaluar dhe që atëherë disa herë ishte vazhduar, ndërsa mbijetesa e mëtutjeshme e kësaj nisme të rëndësiashme është e pasigurt sepse Rusia kërkon përmbushje të kushteve për përfshirje të sërishme në SWIFT.

Lidhja e sërishme e Bankës bujqësore ruse me SWIFT, të cilën Bashkimi Evropian e suspendoi në qershor të vitit 2022 për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, është kërkesa kyçe e Moskës për vazhdimin e marrëveshjes. 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, javën e  kaluar në letrën dërguar presidentit rus Vladimir Putin propozoi që Moska të lejojë që Marrëveshja për drithëra në Detin e Zi të vazhdojë disa muaj, që t'i japë kohë BE-së që të lidhë një filial të Bankës bujqësore ruse me SWIFT.

Nisma e cila ishte nënshkruar nga përfaqësues të Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe KB-së më 22 korrik 2022, përshin eksport të grurit dhe ushqimit ukrainas, si dhe plehra përmes Detit të Zi nga tri porte. 

Pjesa e dytë e marrëveshjes të cilën e nënshkruan Rusia dhe KB-së parasheh zhbllokimin e eksportit të ushqimit dhe plehrave nga Rusia, ndërsa në mesin e pikave kryesore ishte lidhja e sërishme e Bankës bujqësore ruse me SWIFT, rinovimi i dërgesës së mekanizimit bujqësor dhe pjesëve rezervë.

Moska thekson se kjo pjesë e marrëveshjes ende nuk është zbatuar. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR