• e shtunë, 10 gusht 2024

Sot mot me diell dhe nxehtë, nesër pasdite i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë

Sot mot me diell dhe nxehtë, nesër pasdite i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Deri në fund të ditës mot me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Për pasdite sinoptikanët paralajmërojnë paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima kryesisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 32 deri në 38 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Dë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë deri 36 gradë.

"Nesër pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi me reshje të rrëmbyeshme më intensive, erë të fortë dhe breshër. Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe nxehtë, ndërsa në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit herë pas here e fortë veriore", informojnë nga DPHM-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR