• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sot është DIta ndërkombëtare e lumturisë

Sot është DIta ndërkombëtare e lumturisë

Nju-Jork, 20 mars 2024 (MIA) - Bota sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të lumturisë, duke e festuar lumturinë dhe mirëqenien në të gjitha format, duke pasur kujdes tël tjerët dhe veten, duke shprehur falënderim dhe duke ndarë kohë për njerëzit të cilët konsiderohen të rëndësishëm.

Dita ndërkombëtare e lumturisë është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së më 12 korrik 2012 dhe ka për qëllim ta njohë rëndësisnë e lumturisë dhe mirëqenies si ssynim universal i njerlzimit, transmeton Beta.

Në këtë ditë në mbarë botën organizohen ngjarje të ndryshme, aktivitete dhe nisma për promovim të fatit, gëzimit dhe pozitivitetit. Qëllimi është të ngritet vetëdija tek individët, bashkësitë dhe qeveritë për rëndëisnë e lumturisë në jetën e përditshme.

Dita ndërkombëtare e lumturisë shënohet edhe me shpalljen e Raportit të KB-së për lumturinë në botë, i cili jep të dhëna për lumturinë në mbarë botën dhe i hulumtin faktorët të cilët kontribuojnë për mirëqenie.

Sipas anketave, formula për lumturi i kombinon aktivitetet në ambient të hapur, kontakti me natyrën dhe komunikimi ndërnjerëzor. Në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së miratuar në vitin 2012, ceket se gjurmimi pas lumturisë është qëllimi themelor i njerëzimit.

"KB-ja e njeh lumturinë dhe mirëqenien si asirim universal dhe beojnë e lumtuaria duhet të konsiderohet edhe si qëllim politik. Dita ndërkombëtare e lumturisë ka për qlllim t'i vetëdijësojë njerëzit në mbarë botën për rëndësinë e lumturisë në jetët e tyre", ceket në rezolutë.

Në vitin 2015, KB filloi 17 qëllime për zhvillim të qëndrueshëm për ta bërë jetën e njerëzve më të lumtur.

Qëllime të saja kryesore të zhvillimit janë çrrënjosja e varfërisë, ulhja e pabarazisë dhe mbrojtja e planetit.

Në një nga raportet e KB-së për lumturinë, popullata është ftuar ta ndajë lumturinë me miqtë dhe familjen, të shprehë falënderim, t'i bëjë të tjerët të lumtur dhe të mbushur me jetë, e tërë kjo me qëllim që të bëhet shprehi e çdoditshme për të gjithë. ab/

Foto: Pexels.com

QËNDRONI TË LIDHUR