• e enjte, 26 dhjetor 2024

Soder është i bindur se Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë e familjes evropiane, Rama refuzoi t'i komentojë protestat e opozitës

Soder është i bindur se Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë e familjes evropiane, Rama refuzoi t'i komentojë protestat e opozitës

Tiranë, 13 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, i cili po qëndron në Shqipëri, në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e tij, Edi Rama shfaqi bindje se Shqipëria shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane. 

"Kemi lidhje historike mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Kjo lidhje mbeti në kujtesën e Bavarisë dhe partisë sime. Ne e shohim veten si një urë. Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë e BE-së. Nuk bëhet fjalë për ura artificiale. Shqipëria është vend i qëndrueshëm që ka zhvilluar reforma, ndaj shpresojmë që së shpejti të bëhet pjesë e BE-së. Ne ndajmë mirënjohje për qeverinë, por kemi edhe shpresë për atë që do të bëhet", tha Soder.

Të dy konfirmuan se nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një komision të përbashkët qeveritar në të dy vendet, se janë angazhuar për aspektet e zhvillimit të bujqësisë, ndërsa ranë dakord edhe të hapin një shtëpi të kulturës bavareze.

I pyetur për “revolucionin demokratik” të shpallur nga Sali Berisha, i cili gjatë konferencës për media po zhvillon protestë në afërsi të parlamentit, Rama nuk pranoi të përgjigjet, pasi përsëriti qëndrimin e tij se për “çështjet e brendshme, për të cilat ai mund të flasë në gjuhën shqipe, nuk preferon t'i ndajë ato në gjuhë të huaja."

Shtoi se "një nga gjërat më të mira që e bëjnë gjermanët është ajo se kur flasin në gjuhë të huaj ose në prani të të huajve, nuk merren me çështje të brendshme".

"Kjo është çështje e brendshme. Kryeministri Soder erdhi këtu për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Gjërat për të cilat po flasim janë me interes të dyanshëm, ajo që ndodh mes nesh nuk i përket kësaj konference. Unë kam thënë gjithmonë se në gjuhë të huaj dhe në prani të miqve të huaj nuk flas për problemet e brendshme me të cilat merremi në shqip. Çfarë do të thotë kryeministri atëherë, kur shkova atje po ziheshin mes vete. Ne jemi vend i lirë, demokratik, secili ka qasjen e tij ndaj revolucionit, unë me kryeministrin folëm për revolucionin digjital, opozita ka në mendje një revolucion tjetër, kjo është e drejta e saj", tha Rama.

Pas konferencës për media Rama shkoi drejt aeroportit dhe udhëtoi për vizitë në Dubai, EBA.

Në ndërkohë para parlamentit, i cili po mban mbledhje plenare gjithashtu në atmosferë të tensionuar, vazhdon protesta në të cilën fjalime kanë përfaqësues të partive dhe sektorit civil, brohoritet "Rama ik", "Rama shef i krimit"... Protestuesit hodhën mjete piroteknike ndaj kordonit të policisë në disa raste u krijua atmosferë e tensionuar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR