Socialistët shqiptarë propozojnë që zgjedhjet të mbahen më 11 maj, me propozimin dakordohet edhe njeriu i parë i KQZ-së
- Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sot pasdite i përfundoi konsultimet rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që duhet të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:16, 25 nëntor, 2024
Tiranë, 25 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sot pasdite i përfundoi konsultimet rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që duhet të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm.
Në takimin e sotëm, socialistët në pushtet propozuan që zgjedhjet të jenë më 11 maj, me qëllim që t'u jepet më shumë kohë mërgimtarëve, të cilët në këto zgjedhje për herë të parë do t'i jepet e drejta të votojnë.
Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi pas takimit ku mori pjesë edhe Niko Peleshi, koordinues i grupit të deputetëve.
Njeriu i parë i KQZ-së, Celibashi pas takimin me Begajn, shkurtimisht deklaroi se 11 maji është data më adekuate, sepse jep kohë shtesë që të përgatiten prë zgjedhje.
Sot ishte planifikuar takim edhe me demokratët opozitarë, por ata e refuzuan ftesën e shefit të shtetit, siç paralajmëruan paraprakisht.
"Takimet janë vetëm farsë. Presidenti është i njëanshëm, dhe jo i pavarur siç ia imponon funksioni. Ditën e zgjedhjeve tashmë e ka caktuar Edi Rama", tha Gazment Bardhi, koordinues i grupit të deputetëve, i cili së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Flamur Noka duhet të shkonin në takim, sepse lideri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak.
Shefi i shtetot konsultimet i filloi të martën me takimin me katër parti më të vogla opozitare, Republikanen e Fatmir Mediut, partinë për unitet për të drejta të njeriut (partia e grekëve), e Vangjel Dules, Partinë e drejtësisë, integrimit dhe unitetit (e njohur si partia e çamëve) e Shpëtim Idrizit dhe Lëvizjen për zhvillim kombëtar të Dashmir Shehut, të cilët propozuan që zgjedhjet të jenë më 4 maj.
Të enjten u takua me përfaqësues të Partisë së lirisë të Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgim, pas çka sekretari i përgjithshëm, Tedi BLushi tha se dakordohen me secilën datë, përveç asaj që do ta propozojnë socialistët.
Bega pati takime edhe me ish-liderin e PD-së, Lulzim Bashën, tani lider i krahut të PD-së-demokratët euroatlantik.
Pas përfundimit të konsultimeve, Begaj duhet të nënshkruaj dekret për ditën e mbajtjes së zgjehdjeve të 11-ta parlamentare pas rënies së regjimti totalitar.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 26 prill 2021, kur socialistët fituan 77 nga gjithsej 140 vende deputetësh.
Nga viti 2013 e këtej, në të gjitha ciklet e njëpasnjëshme zgjedhore fitoi partia e Edi Ramës. ab/