• e shtunë, 23 nëntor 2024

Socialistët portugezë për lider të ri e zgjodhën Pedro Nuno Santos

Socialistët portugezë për lider të ri e zgjodhën Pedro Nuno Santos

Lisbonë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Partia Socialiste Portugeze e zgjodhi Pedro Nuno Santos për lider të ri, i cili do ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 10 mars të vitit të ardhshëm.

Santos e mori kryesimin e partisë pas dorëheqjes së kryeministrit portugez dhe lider i deritanishëm i Partisë Socialiste, Antonio Kosta, i cili u gjet në qendër të hetimit për korrupsion, transmetojnë mediat britanike.

Santos, ish-ministër portugez i infrastrukturës, fitoi zgjedhjet e brendshme partiake me 62 përqind të votave ndaj kundërshtarit të tij, ministrit aktual të Punëve të Brendshme. Hose Luis Karneiro.

Nuno Santos, i cili veten e përshkruan si "nip i një këpucari dhe djali i një biznesmeni", është i njohur për koordinimin e suksesshëm të mbështetjes parlamentare për qeverinë e mëparshme të ekstremit të majtë, e cila ishte në pushtet nga 2015 deri në 2019.

Antonio Kosta, i cili ishte kryeministër i Portugalisë nga viti 2015, dha dorëheqje më 7 nëntor për shkak të hetimit për parregullsi në menaxhimin me projektet për energji të gjelbër.

Pas skandalit, presidenti i shtetit Marselo Rebelo de Sousa i shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për më 10 mars të vitit 2024. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR