• e shtunë, 23 nëntor 2024

Socialistët spanjollë arritën marrëveshje me partinë katalane "Junt" për formimin e qeverisë

Socialistët  spanjollë arritën marrëveshje me partinë katalane

Madrid, 9 nëntor 2023 (MIA) - Partia Socialiste Spanjolle e Pedro Sançezit arriti marrëveshje me partinë katalane "Junt" për mbështetjen e qeverisë së re nël vend, lajmëruan sot media spannjolle.

Mediat britanike theksojnë se të dyja partitë akoma nuk kanë konfirmuar se është arritur marrëveshje.

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë më së shumti vota ka marrë partia Popullore e cila siguroi 137 nga gjithsej 350 mandate, por edhe me mbështetjen e partisë së djathtë ekstreme Voks nuk e ka  shumicën e nevojshme  për formimin e qeverisë.

Partia Socialiste e Sançevit fitoi 121 mandate edhe me mbështetjen e partive katalanase do mundet të formojë koalicion, transmetojnë mediat britanike.

Sançevi parapraksiht arriti marrëveshje për koalicion me partinë e ekstremit të majtë Sumar, por për një shumicë  i nevojitet mbështetje nga disa parti më të vogla. ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR