• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Socialistët dhe të Gjelbrit francezë nuk do t'i vazhdojnë bisedimet me Makronin për formimin e qeverisë së re

Socialistët dhe të Gjelbrit francezë nuk do t'i vazhdojnë bisedimet me Makronin për formimin e qeverisë së re

 Paris, 27 gusht 2024 (MIA) - Socialistët dhe të gjelbrit francezë vendosën të mos i vazhdojnë bisedimet me presidentin Emanuel Makronin për formimin e Qeverisë së re në Francë dhe në vend të kësaj u bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta të qeta. 

 "Nuk do t'i vazhdojmë këto konsultime të rrejshme me presidentin i cili edhe ashtu nuk ndëgjon dhe është i fiksuar pas kontrollit. Ai nuk kërkon zgjidhje, por përpiqet të pengojë", tha kryetarja e partisë së të Gjlebërve, Marin Tondelier, njoftojnë mediat britanike. 

 Kryetari i partisë socialiste, Olivie For, deklaroi se nuk do të përfshihet në bisedime, të cilat i quajti "parodi e demokracisë". 

 Edhe pse koalicioni Fronti i Ri Popullor (FPR), e cila përfshinë Socialistët, të Gjelbrit dhe Franca e Papushtuar (LFI), fitoi më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme zgjedhore të mbajtura në korrik, përpjekjet e tyre për të formuar qeveri dështuan për shkak të grindjeve të brendshme dhe kundërshtimit nga partitë e tjera, njoftoi agjencia.

 Kabineti i Makronit dje, pas raundit të parë të konsultimeve në pallatin e Eliseut, njoftoi se presidenti vendosi ta hedhë poshtë opsionin për formimin e qeverisë nga FPR në emër të "stabilitetit institucional". 

 Presidenti francez më 23 gusht ka biseduar me pjesëtarët e partive të përfaqësuar në Parlament, si dhe me kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit francez, me qëllim arritjen e marrëveshjeve për emërimin e një kryeministri të ri.

 Në zgjedhjet e mbajtura më 7 korrik asnjë parti nuk mori shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. 

 FPR-ja fitoi më shumë mandate, në vendin e dytë është "Së bashku" e Emanuel Makronit, ndërsa në të tretin, Asambleja Kombëtare e ekstremit të djathtë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR