• e enjte, 18 korrik 2024

Sobjanin: Mbrojtja ajrore ruse parandaloi sulmin nga një dron ukrainas në Moskë

Sobjanin: Mbrojtja ajrore ruse parandaloi sulmin nga një dron ukrainas në Moskë

Moskë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rajonin e Moskës që po fluturonte drejt Moskës, deklaroi prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin. 

Ai në kanalin Telegram ka shkruar se, sipas informacioneve paraprake, në vendin ku kanë rënë pjesët e dronit nuk ka pasur viktima apo dëme, raportojnë mediat ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se mbrëmë, në orën 23:20 sipas kohës së Moskës, mbi rajonin e Moskës u has  një dron ukrainas. 

Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia pothuajse çdo ditë njofton se Ukraina lëshon dronë në zonat e saj kufitare me Ukrainën, Gadishullin e Krimesë dhe Moskën. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR