• e enjte, 18 korrik 2024

Sobjanin: Disa ndërtesa në Moskë janë dëmtuar gjatë një sulmi me dron

Sobjanin: Disa ndërtesa në Moskë janë dëmtuar gjatë një sulmi me dron

Moskë, 30 maj 2023 (MIA) - Disa ndërtesa në Moskë këtë mëngjes janë dëmtuar gjatë një sulmi me dron, bëri të ditur prefekti Sergej Sobjanin në Telegram.

"Herët në mëngjes një sulm me dron ka shkaktuar dëme të vogla materiale në disa ndërtesa. Të gjitha shërbimet për raste urgjente në qytet janë në terren", theksohet në komunikatë.  

Prefekti bëri me dije se në incident nuk ka pasur lëndime më të rënda, ndërsa shërbimet urgjente i sqarojnë rrethanat rreth asaj se çka ka ndodhur.

Sobjanin u bëri thirrje njerëzve që t'u besojnë vetëm burimeve zyrtare dhe të përhapen informacione të paverifikuara.

Disa Telegram kanale ruse kanë publikuar se këtë mëngjes janë rrëzuar mes katër dhe pesë fluturake pa pilot. Këto të dhëna nuk janë verifikuar. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR