Smotriç i bëri thirrje Netanjahut të formojë qeveri të unitetit kombëtar
- Ministri i Financave të Izraelit, lider i partisë së ekstremit të djathtë Sionizmi fetar, Bezalel Smotriç i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahut dhe deputetit të opozitës Beni Ganc, ish shefit të Shtatmadhorisë dhe ministër i Mbrojtjes, menjëherë ta formojnë Qeverinë e unitetit kombëtar për t'u marrë me luftën kundër Hamasit.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:50, 9 tetor, 2023
Jerusalem, 9 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Financave të Izraelit, lider i partisë së ekstremit të djathtë Sionizmi fetar, Bezalel Smotriç i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahut dhe deputetit të opozitës Beni Ganc, ish shefit të Shtatmadhorisë dhe ministër i Mbrojtjes, menjëherë ta formojnë Qeverinë e unitetit kombëtar për t'u marrë me luftën kundër Hamasit.
Thirrjes i parapriu fjalimi i mbrëmshëm televiziv i Gancot, në të cilën ai deklaroi se të shtunën i tha kryeministrit se do ti bashkëngjitet qeverisë "me qëllim që të formojë kabinet ushtarak i cili do të menaxhoj me frontin e luftës kundër Gazës dhe fronteve tjera".
"Uniteti dhe lidhja janë imperativ në këtë orë për të mposhtur armiqtë tanë", njoftoi Smotriç dhe shtoi se ekipet negociuese dhe negociatat nuk janë të rëndësishme.
Lideri i partisë opozitare "Izraeli shtëpia jonë" Avigrod Liberman gjithashtu të dielën deklaroi se do ta mbështesë qeverinë aktuale, por kushtëzon mbështetjen e saj, njoftuan mediat izraelite. Ai kërkon që Netanjahu, ministri i Mbrojtjes Joav Galant dhe shefi i ushtrisë Herzi Halevi të shpallin publikisht se qeveria synon "të eliminojë organizatën terroriste Hamas dhe të gjithë liderët terroristë".
Thirrjet për formimin urgjent të qeverisë erdhën kur Izraeli shpalli luftë pas një sulmi të papritur në pjesët jugore dhe qendrore të vendit të shtunën në mëngjes nga ekstremistët islamik Hamas i cili sundon Gazën. qa/