• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sllovenia me 1 shtator do të marrë kryesimin njëmujor të Këshillit të sigurisë së KB-së

Sllovenia me 1 shtator do të marrë kryesimin njëmujor të Këshillit të sigurisë së KB-së

Lubjanë, 29 gusht 2024 (MIA) - Sllovenia me 1 shtator do ta marrë zyrtarisht kryesimin njëmujor të Këshillit të sigurisë së KB-së.

Ambasadori Samuel Zhbogar, përfaqësuesi special i Sllovenisë në Këshillin e sigurisë, ka përvojë në kryesimin e Këshillit, pasi ai ishte zëvendës i ambasadorit Danilo Tirk gjatë mandatit të parë të Sllovenisë në Këshillin e sigurisë në vitet 1998-1999, njofton STA.

Zhbogar do të prezantojë programin e punës të martën, me 3 shtator.

Ngjarja kryesore gjatë kryesimit njëmujor të presidencës Sllovenisë do të jetë debati i nivelit të lartë më 25 shtator në fillim të Asamblesë së përgjithshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR