• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sllovenia, Kroacia dhe Italia e mbështesin vendosjen e patrullave të përziera në kufijtë e përbashkët

Sllovenia, Kroacia dhe Italia e mbështesin vendosjen e patrullave të përziera në kufijtë e përbashkët

Lublana, 22 mars 2024 (MIA) - Ministrat e punëve të brendshme të Sllovenisë, Kroacisë dhe Italisë - Boshtjan Pokllukar, Davor Bozhinoviq dhe Mateo Pjantedosi në takimin në Bërdo afër Kranjës, e mbështetën  vendosjen e patrullimeve të përziera trepalëshe përgjatë kufijve të tyre të përbashkët Shengen, njoftuan media sllovene. Ata do të hetojnë nëse kjo mund të jetë një alternativë ndaj kontrolleve kufitare që janë aktualisht.

"Rruga e migracionit të Ballkanit Perëndimor është ende aktive, kështu që bashkëpunimi ynë i zgjeruar është jashtëzakonisht i rëndësishëm", tha ministri slloven  i Punëve të Brendshme  Boshtjan Poklukar në konferencën e djeshme për media.

Ai theksoi se patrullat e përziera italiano-sllovene dhe slloveno-kroate kanë dëshmuar të jenë një lloj i mirë bashkëpunimi dhe beson se ato duhet të forcohen.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviq propozoi një takim të drejtorëve të tre forcave policore të Kroacisë për të rënë dakord mbi bashkëpunimin operacional për patrullat policore trepalëshe.

Ministrat ranë dakord se është e dëshirueshme që këto patrulla të fillojnë punën sa më parë.

Ministrat ranë dakord gjithashtu për krijimin e këshillave të përhershëm italiano-sllovene dhe slloveno-kroate. Poklukar sqaroi se bëhet fjalë për takime të rregullta në nivel lokal, rajonal dhe shtetëror, të cilat do të mbështesin bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit, përshpejtimin e analizës së rrezikut në fushën e migracionit dhe menaxhimin e procedurave dypalëshe për riatdhesim të emigrantëve.

 Kroacia iu bashkua Shengenit në fillim të vitit 2023, por Sllovenia vendosi kontrolle të përkohshme të brendshme kufitare të brendshme të Shengenit me Kroacinë në tetor për shkak të kërcënimit të terrorizmit pas shpërthimit të konfliktit në Rripin e Gazës. Italia vendosi gjithashtu kontrolle të përkohshme kufitare me Slloveninë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR