• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sllovenia do ta njohë shtetin palestinez

Sllovenia do ta njohë shtetin palestinez

Lubjanë, 30 maj 2024 (MIA) - Kryeministri slloven, Robert Golob paralajmëroi se vendi i tij sot do ta njohë shtetin palestinez.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia e bënë këtë të martën - u përfshinë në grupin e 140 vendeve të cilat e njohën shtetin palestinez.

Qeveria sllovene sot do ta dërgojë propozimin për njohje në parlament për vendim.

"Për shkak të ngjarjeve të tmerrshme dhe masakrës në Rafa, qeveria sllovene vendosi të mos presë deri në korrik. Të enjten do ta njohim sepse jemi të tmerruar nga ngjarjet në Rafa. Duam që kjo të jetë porosi e qartë për të gjithë botën. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të gjejmë zgjidhje të përhershme dhe paqe në Lindjen e Afërt", tha Golob. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR