• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sllovakia planifikon rregulla më të ashpra për protesta pas sulmit të Ficos

Sllovakia planifikon rregulla më të ashpra për protesta pas sulmit të Ficos

Bratisllavë, 12 qershor 2024 (MIA) - Qeveria sllovake planifikon ta rrisë mbrojtjen personale të politikanëve, si dhe rregulla më të ashpra për protesta pas  atentatit ndaj kryeministrit Robert Fico muajin e kaluar.

Planet nuk bëhen vetëm për anëtarët e qeverisë, por edhe për udhëheqësit e partive opozitare, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga kabineti tripartiak në Bratisllavë.

Ato ende duhet të miratohen nga parlamenti, ku partitë e koalicionit kanë shumicë të mjaftueshme.

Kryeministri Fico u lëndua rëndë pasi u plagos disa herë nga kundërshtari i qeverisë më 15 maj. Detyrat e tij zyrtare i ndërmori zëvendëskryeministri Robert Kalinak.

Dispozitat e reja ligjore përfshijnë edhe rregulla më të ashpra për tubime të protestave. Protestuesve më nuk u lejohet të mblidhen direkt para ndërtesës së qeverisë ose zyrës presidenciale, parlamentit ose gjykatave dhe duhet të mbajnë distancë minimale prej 50 metra.

Sfera private e nëpunësve publikë duhet të mbrohet më fort.

Do të ndalohen protestat para spitaleve dhe rezidencave private të mjekëve, gazetarëve dhe personave të tjerë që janë bërë cak i kritikave publike për shkak të veprimtarisë së tyre profesionale.sa/

QËNDRONI TË LIDHUR