• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sllovakia e siguroi Ukrainën për mbështetjen e saj për programin e ndihmës së BE-së

Sllovakia e siguroi Ukrainën për mbështetjen e saj për programin e ndihmës së BE-së

Bratisllavë, 24 janar 2024 (MIA) - Sllovakia dëshiron ta mbështesë programin e BE-së për ndihmë prej 50 miliardë euro (54,5 miliardë euro) për Ukrainën, i cili duhet të zgjasë disa vite.

Kryeministri sllovak Robert Fico premtimin e dha në takimin e përbashkët në qytetin ukrainas perëndimor Uzhhorod, kumtoi sot në Telegram kryeministri ukrainas Denis Shmihal.

Plotësisht, qeveria sllovake nuk do ta pengojë blerjen e armëve të Ukrainës nga kompanitë private, siç ishte siguruar paraprakisht.

Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar në takimin theksohet se Bratisllava do ta mbështesë Kievin në qëllimin e tij të përfshihet në Bashkimin Evropian.

Qëllimi është, gjithashtu të rritet vëllimi i tranzitit për eksport të prodhimeve bujqësore ukrainase. Fico theksoi se Sllovakia dëshiron t'i ndihmojë Ukrainës. 

"Ekzistojnë çështje për të cilat ndoshta kemi mendime të ndryshme, por kjo është jeta politike", tha ai. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR