• e enjte, 26 dhjetor 2024

Skug është përfqasuesi special i ri për të Drejtat e Njeriut në BE

Skug është përfqasuesi special i ri për të Drejtat e Njeriut në BE

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Diplomati suedez Olof Skug sot është emëruar përfaqësuesi special i BE-së për të Drejtat e Njeriut.

Ai do të zëvendësojë Imon Gilmur, mandati pesëvjeçar i të cilit  përfundon me 29 shkurt.

Shërbimi diplomatik evropian theksoi se puna e Skogut do të jetë të promovojë politikën e BE-së për të drejtat e njeriut, qëndrimet e BE-së për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbështetjen për drejtësinë penale ndërkombëtare, si dhe të udhëheqë një dialog me organizatat qeveritare dhe joqeveritare nga tre anët për çështjet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

Skug nga gushti i vitit 2023 ishte shef i delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara, ndërsa para atij dhe ambasador evropian në Indonezi dhe Brunei. rq/mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR