Skocia me një ceremoni madhështore do ta shënojë kurorëzimin e mbretit Çarls dhe mbretëreshës Kamilla
- Skocia sot me një ceremoni madhështore, paradë dhe shërbim falënderimi do ta shënojë kurorëzimin e mbretit Çarls dhe bashkëhsortes së tij Kamilla.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:24, 5 korrik, 2023
Edinburg, 5 korrik 2023 (MIA) - Skocia sot me një ceremoni madhështore, paradë dhe shërbim falënderimi do ta shënojë kurorëzimin e mbretit Çarls dhe bashkëhsortes së tij Kamilla.
Procesioni i Popullit, i cili përfshin rreth 100 njerëz që përfaqësojnë aspekte të ndryshme të jetës skoceze, dhe procesioni mbretëror, i cili përfshin qindra të punësuar, do të zhvillohet përgjatë Miljes Mbretërore në Edinburg, qendra kryesore e qytetit të vjetër.
Në shërbimin e falënderimit në katedralen e qytetit të Shën Xhajls, Çarlsi do t'i ndahen nderimet e Skocisë - stolitë e kurorës skoceze, duke përfshirë shpatën e re të Elizabetës, të quajtur sipas nënës së tij dhe të bërë për të zëvendësuar atë që Papa Julij ia dha mbretit Jakov IV të Skocisë në vitin 1507.
"Nderimet e Skocisë kanë një rëndësi të madhe historike, sepse ato kanë qenë të pranishme në shumë ngjarje madhore ceremoniale në 500 vitet e fundit", tha kryeministri skocez Humza Jusaf.
Çarlsit do t'i bashkohet djali i tij i madh dhe trashëgimtari Princi Uiliam dhe bashkëshortja e tij Kejt.
Ndërkohë, do të ketë protesta republikane në Miljen Mbretërore.
Çarlsi dhe Kamilla u kurorëzuan në maj në Uestminster opatia të Londrës, para rreth 100 liderëve botërorë, në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë në shtatë dekadat e fundit. ar/
Foto: EPA