• e premte, 27 dhjetor 2024

Skandinavët të përfaqësuar jomjaftueshëm, ndërsa ballkanasit të mbipërfaqësuar në institucionet e BE-së

Skandinavët të përfaqësuar jomjaftueshëm, ndërsa ballkanasit të mbipërfaqësuar në institucionet e BE-së

Bruksel, 23 gusht 2023 (MIA) - Edhe pse janë relativisht mirë të përfaqësuar në nivele më të larta në administratën e BE-së, qytetarët e vendeve skandinave janë të përfaqësuar jomjaftueshëm në nivelet më të ulëta në burokracitë e Brukselit, si rezultat i faktit se këto punë nuk janë shumë tërheqëse për skandinavët, veçanërisht për brezat e rinj.

Mu për këtë, treshja skandinave në BE - Danimarka, Suedia dhe Finlanda, konsiderojnë se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë rregullat e punësimit ose rrezikon të eliminojë praktikisht skandinavët nga Komisioni Evropian.

Sipas tyre, arsyet e interesimit kaq të ulët të skandinavëve për punë në Bruksel janë procesi i gjatë i rekrutimit të kuadrit, provimet e dizajnuara keq për të kontrolluar njohuritë e vendeve të caktuara dhe vendeve të punës, si dhe pagat më të ulëta në krahasim me ato në vendet skandinave.

Të qenit "eurokrat" me një pagë fillestare mujore prej 5,000 euro duket financiarisht tërheqës për qytetarët e vendeve si Greqia dhe Rumania, ku pagat mesatare vjetore arrijnë në 15.897, pra rreth 13.000 euro, por as për suedezët dhe danezët në vendet e të cilëve pagat vjetore janë mesatarisht 46.934, pra 63.261 euro.

За сега нема потврдени случаи од заболени од кинескиот коронавирус во земјите на Европската Унија, но Комисијата од блиску го следи развојот на настаните, изјавија денес прес службите на ЕК.

Kjo është e dukshme edhe sipas të dhënave statistikore për punonjësit e Komisionit Evropian, të cilat tregojnë se grekët dhe rumunët janë më të përfaqësuar në nivelet e ulëta dhe të mesme të stafit administrativ, ndërsa nga ana tjetër suedezët, danezët dhe finlandezët janë më pak të përfaqësuar në të njëjtat nivele.

Siç thekson një diplomat anonim i një prej vendeve skandinave për portalin “Politiko” të Brukselit, skandinavët thuajse nuk janë të përfaqësuar në Komisionin Evropian.

Sipas paralajmërimeve, në javët në vijim, këto tre vende skandinave së bashku me dhjetëra anëtarë të tjerë të BE-së do të iniciojnë marrëveshje me Komisionin Evropian për të zbatuar ndryshime në mënyrë që të parandalohet "zhbalancimi gjeografik në rritje".

Се оценува дека испреплетувањето на деловните и политичките интереси продолжило да ја попречува независноста на медиумите и квалитетот на новинарството

Kërkesat e tilla mund të hasin në rezistencë nga disa anëtare të tjera të BE-së, si Italia, Rumania apo Greqia, të cilët janë shumë më të suksesshëm në përshtatjen e bashkatdhetarëve të tyre në makinerinë e Brukselit dhe nuk janë të prirur për ndryshime serioze në sistem.

Sipas diplomates në misionin suedez në BE, përfaqësimi jo i mjaftueshëm i skandinavëve në institucionet evropiane po bëhet gjithnjë e më shumë problem politik.

"Nëse nuk zgjidhet ky problem, kjo mund të kontribuojë në përhapjen e qëndrimeve anti-BE në vendet anëtare", nënvizon diplomatja suedeze. qa/

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR