• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Skadon afati për publikimin e kushteve për shfrytëzimin e vendeve për pllakatat zgjedhore

Skadon afati për publikimin e kushteve për shfrytëzimin e vendeve për pllakatat zgjedhore

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Përfundon sot afati, në të cilin komunat janë të detyruara t'i publikojnë kushtet për marrje të së drejtës për shfrytëzim të vendeve për vendosjen e pllakatave zgjedhore.

Siaps Librit të afateve nga Komosioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KKSHZ), komunat janë të detyruara t'i publikojnë  kushtet më së voni deri 50 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht më së voni deri sot, në mesnatë.

Vijon edhe verifikimi në Listën zgjedhore, si dhe paraqitjet për regjistrim të votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Sipas faqes zyrtare të KSHZ-së, deri më tani kanë arritur gjithsej 433 paraqitje nga diaspora, nga të cilat më shumë ka nga Gjermania - 68 dhe nga Sllovenia - 57.

Konform Rregullores së KSHZ-së, verifikimi publik në Listën zgjedhore përfundon më 18 mars, ndërsa dërgimi i paraqitjeve për votim në zgjedhje nga votues nga diaspora është deri më 20 mars. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR