• e enjte, 26 dhjetor 2024

Situata në Vjenë është stabilizuar ndjeshëm

Situata në Vjenë është stabilizuar ndjeshëm

Vjenë, 17 shtator 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit situata në Vjenë është stabilizuar ndjeshëm, nivelet e ujit të lumenjve janë ulur, ndërsa uji gradualisht po tërhiqet nga pjesët e përmbytura të qytetit.

Kryetari i Vjenës, Mihael Ludvig dhe kancelari austriak Karl Nehamer në konferencë të përbashkët për shtyp bënë thirrje për kujdes, duke theksuar se nuk është ende koha për të hequr plotësisht alarmin. Megjithatë, pritet që nga nesër situata të përmirësohet.

Edhe 300 të punësuar tjerë të kompanisë së transportit publik "Viner Linien" janë sistemuar në tërë Vjenën për të zbatuar masat e sigurisë dhe për të ofruar mbështetje për transportin alternativ.

Nga fillimi i stuhisë, shërbimet zjarrfikëse deri tani kanë pasur 2.900 ndërhyrje, ndërsa në terren janë në shërbim 500 zjarrfikës. Shërbimet e urgjencës së Vjenës regjistruan 17 ndërhyrje, pas çka dhjetë persona pësuan lëndime të lehta, më shumë për shkak të rënieve ose aksidenteve në rrugët e rrëshqitshme, të lagura nga shiu.

Situata monitorohet vazhdimisht me ndihmën e dronëve. Për ditën e sotme parashikohen vetëm reshje të dobëta shiu. rq/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR