• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sisi paralajmëron mbi një përshkallëzim të mundshëm pas përleshjeve mes Libanit dhe Izraelit

Sisi paralajmëron mbi një përshkallëzim të mundshëm pas përleshjeve mes Libanit dhe Izraelit

Kajro, 25 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi paralajmëron përshkallëzim të mëtejshëm rajonal pas takimit me një gjeneral të lartë amerikan, pasi armiqësitë ndërkufitare mes Izraelit dhe Libanit po intensifikohen.

Sisi “paralajmëroi mbi rreziqet e hapjes së një fronti të ri në Liban dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sovranitetit të Libanit", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit egjiptian.

Takimi i tij në Egjipt me përfaqësuesin amerikan të Shtatmadhorisë, gjeneralin Çarls Braun, oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, erdhi disa orë pasi Izraeli filloi sulmet ajrore në Liban.

Izraeli kumtoi se ka penguar sulmin në territorin e saj nga grupi i armatosur libanez Hezbollah, duke nxitur frikën e tensioneve më të gjera rajonale.

Vizita vjen në kohën e bisedimeve të planifikuara në Kajro ku do të marrë pjesë shefi i CIA-s, Uiliam Bërns, qëllimi i të cilit është armëpushim në Rripin e Gazës që duket se është gjithnjë më pak e mundshme, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Sisi bëri thirrje për një "qëndrim të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare" dhe përgjigje më të fuqishme "për përpjekjet e përbashkëta mes Egjiptit, SHBA-së dhe Katarit" për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve, gjë që do të krijojë "rrugën drejt stabilitetit në rajon”, kumtoi kabineti i tij.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR