• e premte, 27 dhjetor 2024

Sisi ka akuzon Izraelin se pengon dhe vonon dërgesat e ndihmave në Gazë

Sisi ka akuzon Izraelin se pengon dhe vonon dërgesat e ndihmave në Gazë

Kajro, 24 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al- Sisi sot ka akuzuar Izraelin se ka penguar dhe vonuar dërgimin e ndihmave përmes pikës kufitare Rafah në Rripin e Gazës me zbatimin e procedurës të cilët ndalojnë qarkullimin.

"Kjo është një formë e presionit ndaj Rripit të Gazës dhe personave atje për shkak të konfliktit dhe lirimit të pengjeve. Ata po e shfrytëzojnë këtë si mjet për të ushtruar presion ndaj personave në enklavë", tha presidenti egjiptian në takimin me përfaqësuesit ushtarak dhe qeveritar.

"Më herët kemi dërguar 600 kamionë në ditë në Gazë. Ndërsa, në dy apo tre ditët e fundit, nuk mundemi të dërgojmë më shumë se 200 kamionë në ditë. Si jetojnë ata njerëz (në Gazë)", tha Al Sisi.

Vendkalimi kufitar Rafah është e hapur nga ana e Egjiptit 24 orë [do ditë gjatë muajit, thekson presidenti egjiptian.

Megjithatë, ai shtoi se procedurat e zbatuara nga ana izraelite për dërgimin e ndihmave pa u bllokuar nga askush janë arsye (për mbajtjen).

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar dhe shkaktoi një krizë të rëndë humanitare, duke lënë shumicën e 2.3 milionë banorëve të enklavës pa shtëpi, ushqim, ujë, barna dhe karburant.

Izraeli ka mohuar ndërprerjen e furnizimeve për Gazën përmes vendkalimit Rafah. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR