• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sirski: Ukraina "kaloi" nga operacionet ofenzive në mbrojtje strategjike

Sirski: Ukraina

Kiev, 14 shkurt 2024 (MIA) - Ukraina "kaloi" nga operacionet ofenzive në mbrojtje strategjike, deklaroi gjenerali Oleksandar Sirski për ZDF-in gjerman në intervistën e publikuar të martën.

Intervista është xhiruar disa ditë para se presidenti Volodimir Zelenski ta emërojë Sirskin komandant suprem të forcave të armatosura të Ukrainës, në vendin e gjeneralit të ndërruar, Valerij Zaluzhni.

"Lufta po hyn në fazë të re. Kaluam nga nga operacionet ofenzive në operacione mbrojtëse me qëllim që ta lodhim armikun dhe t'i shkaktojmë humbje maksimale, duke i përdorur bindjet tona, përparësitë tona, fluturaket pa pilot, sisteme për lutë elektronike dhe linjë të përgatitur mbrojtëse", tha Sirski.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Ukrainës u kthyen drejt fluturakeve ajrore, e madje edhe tokësore pa pilot për t'i shpëtuar jetët e ushtarëve.

"Do të doja ta braktisi pozitën, por nuk do të lejoj humbjen e njerlzve", tha ai.

Sirski tha se Rusia "nuk i çmon" jetët e ushtarëve të vet, që shihet në atë që humbjet e saj janë shtatë-tetë herë më të mëdha se ato ukrainase - sipas vlerësimeve të Kievit.

Në intervistë për ZDF, Sirski thotë se Ukraina duhet ta rrisë prodhimin e armatimit vendor dhe municionit në mënyrë që të kompensohet humbhja eventuale e mbështetjes së huaj. Kievi u bë pothuajse tërësisht i varur nga SHBA-ja dhe NATO-ja, të cilat në dy vitet e kaluara zhvendosën mbi 200 miliardë dollarë në armë, pajisje dhe municion në Ukrainë.

Gjenerali konfirmoi edhe se Kievi ende beson se arritja drejt kufijve të Ukrainës prej vitit 1991 është kushti kryesor për fitore.

"GJithçka është e bazuar në faktin se duhet ta përfundojmë luftën me arritje të kufijve tanë. Opsione të tjera nuk shqyrtohen sepse thjeshtë nuk kemi dalje tjetër", tha ai.

Moska disa herë theksoi se njohja e Krimesë, Donjeckut, Lluganskit, Zaporozhjes dhe Hersonit si pjesë të Rusisë është parakusht për çfarëdo lloj negociata paqësore. ab/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR