• e shtunë, 13 korrik 2024

Sirski: Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë varet nga inovacionet

Sirski: Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë varet nga inovacionet

Kiev, 9 shkurt 2024 (MIA) - Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë është kushtëzuar nga inovacionet e vazhdueshme në mënyrën e drejtimit të luftës, deklaroi sot komandanti i përgjithshëm i sapoemëruar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski.

Në fjalimin e tij të parë pas emërimit të djeshëm në funksion, Sirski në kanalin Telegram veçanërisht e theksoi  rolin që luajnë elementë teknologjike si dronët.

Gjenerali tha se para së gjithash nevojitet planifikim i qartë dhe i detajuar i veprimeve të të gjitha trupave, formacioneve dhe njësive të komandës ushtarake, duke marrë parasysh nevojat e frontit për armatimin më të fundit që vjen nga partnerët ndërkombëtarë, raportojnë mediat ukrainase.

Sirski premtoi se do t' mbrojë jetën dhe shëndetin e ushtarëve ukrainas, si dhe të sigurojë që logjistika të jetë konfidenciale.

Ai e theksoi gjithashtu nevojën për vendosjen e zgjidhjeve të reja teknike, rritjen e përdorimit të sistemeve pa pilot dhe sistemeve moderne të luftimit elektronik.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje e emëroi  Sirskin si Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës, pasi Valeri Zaluzhni u shkarkua nga fuksioni i tij. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR