• e mërkurë, 26 qershor 2024

Sirski: Situata në rajonin Harkov është e komplikuar, por forcat ukrainase e mbajnë frontin

Sirski: Situata në rajonin Harkov është e komplikuar, por forcat ukrainase e mbajnë frontin

Harkov, 12 maj 2024 (MIA) - Forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje të rëndë për shkak të luftimeve në rajonin Harkov, por mirë u shkon dhe mund ta mbajnë frontin, deklaroi sot komandanti i tyre suprem, gjenerali Oleksandr Sirski, i cituar nga mediumet britanike.

"Tentimet e sulmuesve rusë që ta depërtojnë mbrojtjen tonë janë penguar", ka shkruar ai në aplikacionin Telegram.

Ai shtoi se situata është e komplikuar, por se forcat e Ukrainës bëjnë gjithçka që t'i mbajnë linjat mbrojtëse dhe pozitat dhe t'i shkaktojnë dëm armikut. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR